Policia italiane arrestoi një person që mori peng për pak kohë afro 2 mijë vetë të mbledhur për një ceremoni fetare në periferi të Romës.
Personi, i identifikuar si Angelo Cicero, hipi në tribunën e ngritur për ceremoninë e Grupit fetar Dëshmitarët e Jehovait. Ai kishte në dorë një revole, ndërsa nga rrobat i vareshin tela elektrikë dhe kërcënoi se do të hidhte veten në erë. Më pas ai u mbyll në një dhomë, ndërkohë që pengjet u larguan nga ndërtesa.
Ndërkaq, policia dhe kryetari i Bashkisë së Romës Walter Veltroni vajtën menjëherë në skenën e ngjarjes. Autoritetet thanë më pas se personi nuk kishte ndonjë lëndë plasëse me vete, ndërsa revolveri nuk ishte i mbushur.
Sipas njoftimeve të medias italiane, policia e identifikoi personin si një ish-anëtar i grupit, i cili më pas ishte përjashtuar nga Dëshmitarët e Jehovait.