Lidhje

Nata e çmimeve Oscar


Sonte në Hollivud zhvillohet ceremonia e 77-të e ndarjes së çmimeve Oscar. Tradicionalisht statujat e famshme Oscar u jepen artistëve nga fusha e kinematografisë për 24 kategori të ndryshme.

Për kategorinë e filmit më të mirë të vitit 2004 janë kandidatë filmat ”The aviator”, ”Finding Neverland”, ”Million Dollar Baby, ”Ray” dhe ”Sideways”.

Ndryshe nga filmat që u propozuan për çmimin Oscar e vitit të kaluar, asnjë prej finalistëve të këtij viti nuk ka mundur të sigurojë ende 100 milionë dollarë nga shitja e biletave.

Për çmimin aktori më i mirë, e pazakonta e këtij viti, është se aktori Jamie Fox është propozuar për dy çmime njëkohësisht: njëri për intrepretimin në rol kryesor, atë të Ray Charlsit në filmin Ray, si dhe për rolin dytësor në filmin emocional ”Collateral” . Mes aktorëve të tjerë të propozuar për çmimin Aktori më i mirë janë Don Cheadle, për intrepreitmin në filmin Hotel Rwanda, Jonny Depp prë filmin ”Finding Neverland”, Leonardo Di Caprio për filmin ”The aviator”, Clint Eastwood, në filmin ”Milion Dollar Baby”.

E veçanta tjetër e çmimeve Oscar të këtij viti është se Hillary Swank është e vetmja aktore kandidate për çmimin Oscar, që e ka fituar më parë këtë çmim dhe se Clint Eastwood është propozuar për tre çmime Oscar për punën e tij në filmin ”Million dollar baby”, në kategorinë e aktorit, regjisorit dhe producentit më të mirë. Për çmimin aktorja më e mirë konkuron edhe Annette Bening, për filmin ”Being Julia”,

XS
SM
MD
LG