Lidhje

E ardhmja e Libanit


Shtetet e Bashkuara dhe Franca bënë një deklaratë të përbashkët në të cilën mbështesin populli libanez në kërkesat e tij për një Liban të pavarur, demokratik dhe pa ndërhyrje ose frikësim nga jashtë.

Shtetet e Bashkuara dhe Franca i bënë gjithashtu thirrje Sirisë, që ta respektojë Rezoluten 1559 të Këshillit të Sigurimti të OKB-së për tërheqjen e rreth 15 mijë trupave dhe personelit të zbulimit nga Libani.

Shtetet e Bashkuara, Franca dhe vendet e tjera po kërkojnë gjithashtu përkrahje të plotë për hetime rreth vrasjes së ish kryeminsitrit libanez, Rafik Hariri. Zoti Hariri u largua nga posti i tij në tetor të vitit të kaluar pasi kundërshtoi pushtimin e vendit nga Siria. Shtetet e Bashkuara dhe Franca besojnë se vazhdimi i ndërhyrjes së Sirisë në çështjet e Libanit ka krijuar një situatë të pa-qendrueshme që çoi deri në vrasjen e zotit Hariri. Gjatë protestave të ditëve të fundit, të cilat disa analistë i kanë quajtur Revolucion Libanez, mijëra libanezë demonstruan në favor të tërheqjes së Sirisë.

Si rezultat i protestave, kryeminsitri pro-sirian i Libanit Omar Karami dha dorëheqjen. Walid Jumbllat është udhëheqës i komunitetit musliman, Druz në Liban. Ai u tha gazetarëve se për të ishte e vështirë ta shprehte, por ky proces i ndryshimit filloi për shkak të ndërhyrjes amerikane në Irak. ”Unë flisja me përbuzje për Irakun, tha zoti Jumblatt, por kur pashë popullin irakian duke votuar, 8 milion irakianë, atëhere u binda se ky ishte fillimi i një bote të re arabe.” Populli libanez do të votojë për parlamentin e ri në prill dhe maj të këtij viti.

Sekretarja amerikane e shtetit, Condoleeze Rice tha se Siria duhet të tërhiqet nga Libania, në mënyrë që atje të zhvillohen zgjedhje të lira, pa ndikim nga jashtë. ”Sirianët nuk po e kuptojnë drejtimin që ka marrë rajoni, nuk po i kuptojnë aspirat e popullit të Lindjes së Mesme.” ”Populli libanez ka filluar të shprehë aspiratat e tij për demokraci,” tha Sekretarja Rice. Ai meriton t’i jepet rasti të vendosë për fatin e tij nepërmjet zgjedhjeve të lira dhe të drejta parlamentare.

Presidenti Bush është shprehur se qoftë në Liban apo kudo tjetër, ”kur një populli i jepet rasti, njerëzit e të gjitha shtresave, pa marrë parasysh fenë e tyre, preferojnë lirinë e jo terrorin.”

XS
SM
MD
LG