Lidhje

Haradinaj nuk pranon asnjë nga akuzat


Ish Kryeministri i Kosovës, Ramush Hardinaj, nuk pranoi asnjë nga akuzat e ngritura nga Gjykata e Hagës. Ish komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës doli sot para gjykatës dhe tha se ishte i pafajshëm.

Gjykata ka ngritur 37 akuza kundër tij për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, duke përfshirë vrasjet, torturat dhe dhunimet e sërbëve dhe civilëve të tjerë gjatë luftës kundër forcave sërbe në fund të viteve 90-të.

Zoti Haradinaj i ka hedhur poshtë akuzat, duke thënë se veproi në përputhje me ligjin ndërkombëtar. Ai dha dorëheqjen nga posti i Kryeministrit javën e kaluar dhe iu dorëzua autoriteteve të Kombeve të Bashkuara.

Edhe dy nga ish aleatët e zotit Haradinaj, Lahi Brahimaj dhe Idriz Balaj, nuk i kanë pranuar akuzat për krime lufte në seancën e tyre të parë para gjykatës në Hollandë.

XS
SM
MD
LG