Lidhje

9 të vrarë nga nxënësi i shkollës së  mesme në Minesota


Një zëdhënës i Rezervatit Indian Red Lake në shtetin Minesota tha se komuniteti është tronditur nga incidenti i djeshëm që la të vdekur 10 persona.

Një nxënës i shkollës së mesme në Red Lake qëlloi për vdekje 9 persona, para se të vriste veten. Zëdhënësi i Rezervatit Indian tha se zyrtarët e sigurimit të shkollës bënë ç’ishte e mundur kur nxënësi u fut në shkollë, por thanë se ishte e pamundur ta kontrollonin situatën.

Zyrtarët e FBI-së thanë dje se nxënësi vrau më parë gjyshin dhe gjyshen e tij në shtëpinë e tyre dhe më pas shkoi në shkollë, ku qëlloi dhe vrau një roje të shkollës, një mësues dhe disa nxënës. Dëshmitarët thonë se nxënësi tundte armën që mbante në dorë dhe qeshte me ironi kur filloi të qëllonte. Policia thotë se më pas ai vrau veten, pasi shkëmbeu zjarr me autoritetet.

Ky ishte incidenti më i rëndë me armë zjarri në një shkollë amerikane që pas atij të vitit 1999 në një shkollë të mesme në Kolorado, nga i cila gjetën vdekjen 14 nxënës.

XS
SM
MD
LG