Lidhje

Përkrahësit e një ish-shefi të ushtrisë jugosllave thonë se nuk do të lejojnë arrestimin e tij


Përkrahësit e një ish-shefi të ushtrisë jugosllave që kërkohet nga gjykata e Kombeve të Bashkuara për krime lufte në Hagë thonë se janë të gatshëm të kthehen në mburoja njerëzore për të mos lejuar arrestimin e tij.

Përkrahësit nacionalistë të gjeneralit Nebojsa Pavkovic thanë sot se ai nuk ka ndërmend të dorëzohet. Ata e quajtën gjeneralin Pavkovic një hero të popullit serb.

Zhvillimet e fundit vijnë ndërkohë që autoritetet serbe po përpiqen të bindin të dyshuarit për krime lufte mbi të cilët është ngritur padi të dorëzohen dhe të demonstrojnë gadishmërinë e qeverisë së tyre për të bashkëpunuar me gjykatën e Hagës.

Gjenerali Pavkovic përballet me akuza, mes së cilave ato për vrasje dhe përndjekje, për veprimet e trupave jugosllave dhe serbe kundër shqiptarëve të Kosovës në vitin 1999. Ai ishte shefi i shtabit të ushtrisë jugosllave për rreth dy vjet duke filluar nga viti 2000.

XS
SM
MD
LG