Lidhje

Ecja e dytë në hapesirë nga austronautët e Stacionit Orbital Ndërkombëtar


Dy astronautë të Stacionit Orbital Ndërkombëtar kryen sot një ecje në hapësirë për të instaluar antena dhe për të lëshuar një satelit të vogël.

Komandanti amerikan i stacionit, Leroy Chiao dhe kolegu i tij rus, Salizhan Sharipov, e lanë stacionin bosh - gjë që ndodh për herë të dytë brenda dy muajsh - duke bërë riparime gjatë këtij operacioni gjashtë orësh.

Agjencia Ruse e Hapësirës dhe homologia e saj NASA, i kishin shtuar masat e sigurisë pas daljes në hapësirë të janarit, kur astronauti Chiao i ndezi motorat më herët se sa duhej për shkak të një keqkuptimi.

Ecja e sotme në hapësirë komplikohet nga një difekt në sistemin e stabilizimit të stacionit orbital. Para dy javësh, për shkak të një problemi në sistemin e furnizimit me energji, një nga tre xhiroskopët e stacionit pushoi së funksionuari. Dy xhiroskopë janë minimumi që i duhen një mjeti të hapësirës për të ruajtur ekuilibrin.

XS
SM
MD
LG