Lidhje

Pulla të posaçme nga Vatikani, kur vdes një Papë


Sipas traditës, Zyra Postare e Vatikanit nxjerr një seri të posaçme pullash kur vdes një Papë.

Zyrtarët sot në Vatikan thanë se pulla do të ketë si pamje vetëm dy çelësa të kryqëzuar që simbolizojnë postin e Papës të mbetur bosh.

Imazhi tradicional mbi pullat e Vatikanit ka si pamje çelësat e kryqëzuar si dhe simbole të tjera të Vatikanit.

Ndërsa pulla e posaçme përdoret vetëm në periudha të ashtuquajtura “interregnum” ose tranzitore, nga momenti i vdekjes së një Pape dhe zgjedhjes së një Pape të ri nga grupi i kardinalëve.

Vatikani nxori për herë të fundit një pullë me simbolin e postit të zbrazët të Papës në vitin 1978, kur vdiq Papa Gjon Pali i Parë.

XS
SM
MD
LG