Lidhje

Presidenti Bush angazhohet për mbrojtjen e popullit amerikan


Presidenti Bush ka thënë se administrata e tij do të bëjë gjithçka të nevojshme për të mbrojtur popullin amerikan, ndërkohë që një komision presidencial publikoi një raport kritik rreth grumbullimit të informatave të zbulimit dhe analizës së tyre.

Në fjalimin e përjavshëm në radio, presidenti Bush përshëndeti rekomandimet nga komisioni duke i quajtur ato si udhëzime të rëndësishme dhe të nevojshme. Ai tha se administrata e tij ka ndërmarrë hapa të duhur lidhur me raportin.

Në të njëjtën kohë presidenti mori nën mbrojtje punën e agjencive të zbulimit duke e quajtur atë mjaft të vështirë. Ai tha se populli amerikan nuk dëgjon ndonjëherë rreth sukseseve të këtyre agjencive, por se ai vet është i mirëinformuar. Presidenti Bush tha se ai është krenar me punën e agjencive të zbulimit dhe se edhe populli amerikan duhet të ndjehet i tillë.

XS
SM
MD
LG