Lidhje

Grupi i Kontaktit zhvillon bisedime në Prishtinë


Zyrtarët e Grupit të Kontaktit thanë sot në Prishtinë se Kosova nuk mund të kthehet në statusin e para vitit 1999, kur autonomia e saj ishte shumë e kufizuar.

Diplomati gjerman, Michael Scheffer i bëri këto komente sot në Prishtinë në emër të të dërguarve të grupit ndërkombëtar të kontaktit për Kosovën. Ai tha se një marrëveshje lidhur me statusin përfundimtar të Kosovës mund të arrihet vetëm përmes dialogut dhe negociatave midis udhëheqësve të Kosovës dhe atyre të Serbisë.

Shqiptarët në Kosovë kërkojnë pavarësi, një kërkesë që Beogradi e kundërshton.

Dje, presidenti i Serbisë, Boris Tadiç tha se synonte të ftonte presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova në Beograd për bisedime mbi statusin e Kosovës. Presidenti Rugova e hodhi poshtë menjëherë këtë ofertë.

XS
SM
MD
LG