Lidhje

Irak: 12 mijë trupa amerikane kthehen në atdhe


Ndërkohë që irakianët po punojnë për të krijuar kabinetin e ri, rreth tri muaj pas zgjedhjeve historike, trupat amerikane të caktuara për të mbrojtur votuesit janë kthyer tani në Shtetet e Bashkuara.

Komanda ushtarake amerikane tha sot se 12 mijë trupa, që ishin vendosur për këtë qëllim në Irak ose që iu shty afati i shërbimit me rastin e zgjedhjeve të 30 janarit, janë larguar tashmë nga vendi.

Ushtria thotë se tani në Irak janë 138 mijë trupa amerikane. Veç këtyre atje ndodhen edhe 22 mijë trupa nga 27 vendet e tjera të koalicionit.

Në zhvillime të tjera, komanda e ushtrisë thotë se një i ndaluar në një nga burgjet e kontrolluar nga amerikanët në jug të Irakut u vra dje në përpjekje mes të burgosurve. Ndërkaq në Bagdad, kryengritësit në Iraq aktivizuan dy bomba duke vrarë të paktën dy vetë dhe plagosur 8 të tjerë.

Ushtria amerikane njofton se dy marinsa janë vrarë në aksion që nga e mërkura.

XS
SM
MD
LG