Lidhje

Gjenerali Pejs në postin e shefit të shtatmadhorisë amerikane


Presidenti Bush emëroi gjeneralin e Korpusit të Marinsave Peter Pace si shef të shtatmadhorisë amerikane - posti më i lartë ushtarak në shërbimet e armatosura. Presidenti Bush e bëri njoftimin sot në Shtëpinë e Bardhë.

59 vjeçari Pace është zëvendës shef i shtatmadhorisë që nga viti 2001. Nëse miratohet, ai do të jetë këshilltari kryesor ushtarak i Presidentit dhe marinsi i parë që mban këtë post.

Pritet që kandidatura e gjeneralit Pace të miratohet lehtë nga senati. Zoti Bush vlerësoi gjithashtu shefin aktual të shtatmadhorisë gjeneralin Richard Myers, për kontributin e tij për përmbysjen e diktaturave brutale në Irak dhe Afganistan dhe çlirimin e popujve të këtyre vendeve, siç u shpreh presidenti.

Presidenti emëroi gjithashtuj admiralin e marinës Edmund Gianbastiani si zëvendës shef të shtatmadhorisë. Presidenti Bush pati vështirësi në shqiptimin e emrit Gianbastiani dhe tha me shaka se që tani e tutje ai do të njihej me emrin Admirali G.

XS
SM
MD
LG