Lidhje

Irak, një shpërthim vetëvrasës shkakton vdekjen e të paktën 20 vetëve dhe plagosjen e rreth 30 të tjerëve


Një shpërthim vetëvrasës vrau të paktën 20 vetë dhe plagosi rreth 30 të tjerë në një sulm kundër një objektivi kurd në Irakun Verior.

Lidhur me këtë shpërthim në qytetin Tall Afar, po jepen njoftime të kundërthënëse. Sipas lajmeve të para, autori goditi një funeral, ndërkohë që njoftime të tjera thonë se objektiv i shpërthimit ishin zyrat politike kurde.

Po të djelën, kryengritësit vranë 5 policë irakianë që patrullonin një pikë kontrolli në Bagdad, në një sulm të papritur, në orët e para të mëngjezit.

Ndërkohë një video-kasetë që iu dorëzua agjencive të lajmeve në Bagdad, tregon një person të lidhur, të rrethuar nga njerëz të armatosur, i cili thotë se është australian 63-vjeçar. Ai thotë se nuk dëshëron të vdesë dhe u kërkon forcave të koalicionit të largohen nga Iraku. Rezultatet e analizës për autenticitetin e video-kasetës nuk janë ende gati. //az//
XS
SM
MD
LG