Lidhje

Qeveria e re e Irakut bën betimin


Pas disa muaj manovrimesh politike, qeveria e re e Irakut bëri betimin dje, por disa ministri, përfshirë ato të mbrojtjes dhe të naftës, ende nuk kanë titullarë. Kryeministri Ibrahim al-Xhafarri parashikoi se këto poste të caktuara për myslimanët suni, do të plotësohen brenda pak ditësh.

29 anëtarë të kabinetit, të cilët përfaqësojnë grupet e ndryshme etnike dhe fetare të Irakut, bënë betimin dhe u ngarkuan me detyrën e hartimit të një kushtetute të përhershme dhe të përgatitjes së Irakut për zgjedhjet e dhjetorit. Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Riçard Bauçer, e cilësoi ceremoninë e betimit si një hap të madh përpara.

Ndrëkohë, shpërthimi i një makine bombë shkaktoi vdekjen e një civili irakian në Mosul. Në Samarra, persona të armatosur vranë tre policë dhe në afërsi të Ramadit, 15 vetë, 12 prej tyre kryengritës, mbetën të vrarë në një betejë me forcat irakiane dhe ato të koalicionit. Ushtria amerikane njofton gjithashtu se ka gjetur trupin e pilotit të njërit prej dy avionëve të korpusit të marinsave që mesa duket u rrëzuan të hënën.

XS
SM
MD
LG