Lidhje

Irani planifikon fillimin e pasurimit të uraniumit


Diplomatët thonë se Irani mund t’i dërgojë sot një letër Agjencisë Bërthamore të OKB-së, ku pritet t’i thotë se ka në plan të rifillojë veprimtaritë për pasurimin e uraniumit, për të cilat Shtetet e Bashkuara druhen se mund të përdoret për ndërtimin e bombave bërthamore.

Irani e bëri të njohur se do ta ndalonte aktivitetin e pasurimit të uraniumit në bisedimet me zyrtarët evropianë. Në fillim të javës, zyrtarët iranianë thanë se kishin në plan që të fillonin së shpejti disa procese pasurimi dhe se një letër dërguar Agjencisë Bërthamore të OKB-së do ta konfirmonte këtë vendim.

Ky veprim i Iranit do t’i jepte fund me efektivitet muaj të tërë negociatash me Francën, Gjermaninë dhe Britaninë, që synonin t’i jepej fund mosmarrëveshjeve mbi natyrën e programeve bërthamore të Iranit.

Irani thotë se programi i tij bërthmor ka synim vetëm prodhimin e energjisë, por Shtetet e Bashkuara e akuzojnë atë se po prodhon fshehurazi armë bërthamore.

XS
SM
MD
LG