Lidhje

Lidhja Qytetare Shqiptare Amerikane perkujton holokaustin; Te pranishem ligjvenesit Hajd, Lantos e Gillman


Muaji maj ështe muaji i perkujtimit të holokaustit nazist, dhe me këtë rast Lidhja Qytetare dhe Fondacioni Shqiptaro amerikan, kryesuar nga ish ligjvënësi Xhozef Dioguardi, organizuan mbrëmë në Nju Jork një takim për të përshëndetur qëndresën, tolerancën e shpresën shqiptare dhe të për të përkujtuar ndihmën që shqiptarët dhanë në lehtesimin sado pak të vuajtjeve të hebrenjeve gjatë perudhës së persekutimit nazist.

Në mbrëmje morrën pjesë rreth 1 mijë vetë, mes të cilëve edhe ligjvenësit e njohur Tom Lantos, Henry Hyde e Benjamin Gillman.

Jemi mbledhur sonte për të përkujtuar atë që shqiptarët bënë më se 60 vjet më parë, thote zoti Dioguardi, mbrojtjen dhe kujdesin që shqiptarët treguan per hebrenjtë e persekutuar e në rrezik për jetën. Jemi mbledhur edhe për të festuar 15 vjetorin e Lidhjes Qytetare, thotë zoti Dioguardi.

Zoti Dioguardi ka bërë nje punë të shkëlqyer për çeshtjen shqiptare, thotë ish ligjvenesi Beniamin Gillman. Pjesmarrja e gjërë sonte, shton ai, tregon se sa shumë është shtrirë veprimtaria e Lidhjes Qytetare shqiptaro amerikane.

Shqiptarët dhe hebrenjte janë dy popuj të ndryshëm, me fe të ndryshme, por kjo nuk i pengoi ata të behen miq hebrejve në kohët me te veshtira, atë të holokaustit, thotë bashkëkryetari i Komisionit të kongresit për Marrëdhënie me jashtë, Henri Hajd. Ky është simboli i tolerancës dhe i respektimit të të drejtave të një pakice si ajo hebraike, duke iu referuar kështu tërthorazi zvarritjes së percaktimit të statusit të Kosovës si dhe shqetësimeve të disave se nje Kosovë e pavarur do të thoshte një Kosovë vetem me shqiptarë. pa asnje popullatë tjetër etnike.

6 milionë hebrenj humbën jetën gjatë holokaustit nazist, thotë ligjvënësi Tom Lantos. Si hebre amerikan dhe mbijetues i holokausti kur dëgjoj për gjestin fisnik të shqiptarëve që morrën në mbrojtjete hebrenjtë gjatë asaj periudhe, ndej një mirënjohje e admirim të jashtezakonshem, thotë ligjvënësi Lantos.

Në mbrëmje kishte edhe shume të ftuar të tjerë. Nga Kosova kishin ardhur Imzot Mark Sopi, Dom Lush Gjergji e të tjerë. Shqiptarë kishin adhur nga shumë shtete të Amerikës dhe Kanadaja.

Por për shumë vetë bëri përshtypje pjesmarrja e afaristit Eqrem Bardha, e cila ishte jo e zakonëshme. Kjo për arësye se ai i përket grupit tjetër lobist, Këshillit Kombëtar Shqiptaro Amerikan. Për disa, kjo pjesmarrje duket se shënon hapin e parë drejt një bashkëpunimi të ketyre dy lobeve të fuqishe, bashkepunim që deri me sot duket se mungon.

Ndërsa ishin mbledhur për të përkujtuar holokaustin, rreth një tryeze qëndronin pjestarët e një familjeje nga Kosova, Vehbi Dervishi, me lot në sy, thotë se 5 djemtë e tij u rrëmbyen nga sërbët në vitin 1999 dhe që nga ajo kohë nuk u dihet fati. Ai ka kërkuar edhe ndihmën e Unmikut por deri tani pa sukses.

Ky grup shqiptarësh të veshur me kostume kombëtare janë të gjithë nga Drenica me banim prej 20 vjetësh në Shtetet e Bashkuara. Kostumet popullore e çifteli gjejme edhe këtu në Amerikë, por vetëm Kosova na mungon, thotë Shefqet Krasniqi.

XS
SM
MD
LG