Lidhje

SHBA: përpjekje të diplomacisë publike për të përmirësuar imazhin e Amerikës në botë


Departamenti amerikan i Shtetit thotë se ka udhëzuar misionet e tij diplomatike në mbarë botën të informojnë publikun se Shtetet e Bashkuara nuk kanë zbuluar prova se Kurani është përdhosur në burgjet ushtarake amerikane.

Njoftimi i së martës u bë më pak se 24 pasi revista Newsweek tërhoqi artikullin e saj ku thuhej se hetues amerikanë në bazën Guantanamo kishin hedhur në tualet një kopie të Kuranit në përpjekje për të detyruar të dyshuarit për terrorizëm të dëshmojnë.

Zyrtarët amerikanë thonë se këtë javë iu dërgua një mesazh misioneve amerikane ku ato udhëzohen për të ritheksuar për qeveritë e huaja dhe organizatat e mediave se Shtetet e Bashkuara respektojnë të gjithë besimet fetare.

Artikulli i botuar më 9 maj në gazetën Newsweek u bë nxitje për protesta të dhunshme në një numër vendesh myslimane, përfshirë edhe Afganistanin, ku të paktën 17 veta gjetën vdekjen.

Ministri i Jashtëm afgan, Abdullah shprehu keqardhje për jetët e humbura por shtoi se protestat nuk nënkuptojnë ekzistencën e ndjenjave të gjera anti-amerikane në Afganistan.

XS
SM
MD
LG