Lidhje

200 refugjatë nga Kosova kthehen në vendlindje nga Gjermania


Të paktën 200 refugjatë nga Kosova, një pjesë e mirë e tyre romë, po kthehen në vendlindje nga Gjermania në kuadër të valës së parë të 10 mijë deportimeve të miratuar nga qeveria gjermane.

Refugjatët po kthehen në bazë të një marrëveshjeje me UNMIK-un. Zyrtarët e Kombeve të Bashkuara janë shprehur se jeta në Kosovë duket se po normalizohet pas trazirave me dhunë vitin e kaluar, por kritikët thonë se gjendja është ende e rrezikshme.

Shumë banorë të Kosovës, me përkatësi etnike jo-shqiptare u larguan prej andej në mes të vitit 1999 të shqetësuar për hakmarrje nga shumica shqiptare pas sulmeve ajrore të Natos që i dhanë fund fushatës serbe.

XS
SM
MD
LG