Lidhje

Karimov kundërshton hetimet ndërkombëtare në Uzbekistan


Zyrtarë të lartë të Kombeve të Bashkuara thonë se presidenti i Uzbekistanit, Islam Karimov, është kundër zhvillimit të një hetimi ndërkombëtar mbi përleshjet vdekjeprurëse të javë së kaluar.

Zyrtarët folën dje, një ditë pasi komisionerja e të drejtave të njeriut, Louise Arbour, bëri thirrje për hetime të pavarura rreth dhunës në shtetin e azisë qendrore. Dy grupe të të drejtave të njeriut thonë se forcat uzbeke të sigurimit mund të kenë vrarë afro 1 mijë civilë në përleshjet e javës së kaluar me demostruesit antiqeveritarë në qytetet Andixhan dhe Pakhraabad.

Qeveria uzbeke, që ua ve fajin ekstremistëve islamikë për dhunën, thotë se numri i të vdekurve është vetëm 169 persona. Drejtuesi i Komandës Qendrore Amerikane, gjenerali John Abizaid thotë se Shtetet e Bashkuara i kanë pakësuar operacionet në Uzbekistan që nga dhuna e javës së kaluar.

XS
SM
MD
LG