Lidhje

Presidenti Moisiu interesohet për procesin zgjedhor


Në Shqipëri presidenti Alfred Moisiu ka nisur një seri takimesh për tu njohur me ecurinë e procesit zgjedhor dhe për të diskutuar rreth mbarëvajtjes së këtij procesi me përfaqësuesit e të gjitha institucioneve të përfshira.

Sot kreu i shtetit u takua me anëtarët e Këshillit Kombëtar të radio televizioneve dhe me përfaqësues të shoqëtës së kryetarëve të bashkisë e ministrin e pushtetit vendor ku i diskutua për cështjen e listave të zgjedhësve

Ecuria e procesit elektoral, përgatitjet dhe problemet që hasen, masat për të siguruar mbarëvajtjen e tij janë në qendër të disa takimeve radhazi që për 5 ditë me radhë presidenti Alfred Moisiu do të zhvillojë me përfaqësues të institucioneve të lidhura me zgjedhjet.

Nismëtar i hartimit dhe firmosjes së kodit të sjelljes nga partitë politike shqiptare, kreu i shtetit vazhdon të ndjekë me vëmendje gjithshka lidhet me votimet e 3 korrikut në përpjekje për të ndikuar në mbajtjen dhe zhvillimin e tyre sipas të gjitha standarteve të kërkuara.

Takimin e parë sot presidenti e zhvilloi me anëtarët e Këshiullit kombëtar të Radiotelevizioneve dhe kryetarin e Këshillit drejtues të radiotelevizionit publik. Presidenti ka kërkuar zbatimin rigoroz të ligjit që të mos lejohet diskriminimi nga mediat elektronik i forcave politike.

Përvoja e deritanishme ka theksuar presidenti Moisiu ka treguar se zgjedhjet nuk janë prishur nga mediat por roli i tyre është i pazëvendësueshëm në një proces kaq të rëndësishëm për vendin.

Pasqyrimi i fushatës elektorale në mediat elektronik do të mbikqyret nga një bord i posacëm, ngritja e të cilit erdhi si rezultat i komisionit qëndror të Zgjedhjeve me Këshillin kombëtar të Radiotelevizioneve. Bordi ka për detyrë që të raportojë cdo ditë pranë Komisionit qendror të Zgjedhjeve monitorimin e mediave shqiptare. Në takimin e sotëm në presidencë i është kushtuar vëmendje rolit të radiotelevizionit publik në fushatë.

Kreu i shtetit ka kërkuar që ai të jetë në funksion të publikut dhe jo të partive politike apo grupeve të vecanta. Takimi i dytë është zhvilluar me përfaqësuesit e kryesisë së shoqatës së kryetarëve të bashkive dhe me ministrin e pushtetit vendor Ben Blushi.

Vëmendja e gjithë është përqëndruar në cështjen e listave të zgjedhësve, një ndër pikat më problematike në votimet e shkuara. Sipas informimit të ministrit Blushi, nga puna e kryer deri më tani është krijuar një infrastrukturë e besueshme për një proces normal zgjedhor. Ai ka deklaruar se listat e hartuara janë të rregullta dhe pa probleme serioze.

Në ditet e ardhshme presidenti do të takohet me drejtues të ushtrisë shqiptare, policisë, prokurorisë dhe shërbimeve sekrete, komisionit qendror të Zgjedhjeve si dhe me përfaqësues së mediave.

XS
SM
MD
LG