Lidhje

Franca hedh poshtë projektkushtetutën e Bashkimit Evropian


Votimi kundër projektkushtetutës nga Franca po nxjerr në pah dobësitë e organizatës e cila mundë të zhytet në krizën më të thellë gjatë gjithë egzistencës së saj, por megjithatë, udhëheqësit evropianë po bëjnë thirrje për vazhdimin e procesit të ratifikimit të projektkushtetutës në vendet e tjera anëtare.

Megjithëse Franca e hodhi poshtë kushtetutën e Bashkimit Evropian, udhëheqësit evropianë kanë bërë thirrje për të vazhduar përpjekjet e tyre për miratimin e dokumentit historik në vendet e tjera anëtare.

Presidenti i Komisionit Evropian Jose Manuel Barroso, tha se ai e respekton rezultatin në Francë, situatë e cila duhet analizuar thellësisht së pari nga autoritetet franceze.

"Votuesit francez vëndosen me 29 maj kundër kushtetutës evropiane. Na erdhi keq për një përfundum të tillë nga një shtet anëtar i cili për 50 vjet ka qënë një forcë shtytëse në integrimin evropian. Ne e respektojmë tërësisht rezultatin e votës demokratike e cila ka ardhur pas një debati shumë intensiv. Rezultati i referendumit francez duhet të studiohet kryesisht nga qeveria franceze. Dhe ne duhet t’u japim atyre kohën e duhur për këtë. Institutet everopiane, për sa u përket atyre, duhet të reflektojnë kur të vijë koha e duhur, në rezultatin e të gjithë procesit të ratifikimit të kushtetutës. “

Projektkushtetuta, e cila kërkon miratimin e të 25 vendeve anëtare për t’u futur në fuqi, ishte ratifikuar nga nëntë shtete para se të hidhej poshtë nga votuesit francezë. Ka shqetësime se mospranimi i kushtetutës nga francezët, mund të çojë Bashkimin Evropian drejt krizës më të thellë në 48 vitet e tij.

Një vështrim optimist është se vazhdimi i ratifikimit nga vendet e tjera mund të tregojë se Franca mund të jetë i vetmi shtet i cili duhet të rishikojë vendimin e tij dhe të votojë përsëri për kushtetutën.

“Franca është e rëndësishme, por është një zile paralajmëruese, vetëm të themi që gjërat duhen rishikuar për tu bërë qefin disa vendeve në veçanti, thotë një turist italian.”

Që nga nënshkrimi i kushtetutës së propozuar tetorin e kaluar, udhëheqësit e Bashkimit kanë këmbëngulur se do të bashkrendojnë vendim-marrjen dhe veprimtarinë e Bashkimit Evropian si dhe do të përmirësojnë përgjegjësitë demokratike.

Procesi do t’i jepte Bashkimit Evropian një president dhe ministër të jashtëm, duke e bërë Evropën një emër më me ndikim në arenën globale. Në Bruksel në një darkë pas referendumit të organizuar nga një instuticion presitigjoz politik shihej qartë tronditja nga rezultati i votimit në Francë.

Por analistët e Bashkimit Evropian u munduan të tregoheshin pozitivë, duke thënë se kishte shpresa se rezultati do të detyronte organizatën që të rimendonte metodat e komunikimit me popullin e tij. Analisti Simmon O'Connor kërkon që blloku të mos ngutet.

“Egziston përsëri mundësia që të dalë diçka pozitive nga kjo nëse Bashkimi Evropian reflekton pas kësaj dhe nuk ngutet me ratifikimin e projektkushteturës në vendet e tjera anëtare që kanë planifikuar referendume. Mendoj se kjo do të ishte e dëmshme, do të ishte më e vështirë që vendet e tjera të votonin pro dhe do t’u krijohej ideja se Bashkimi Evropian nuk shqetësohet nga mendimet e popullit. “

Në Londër, ministri i jashtëm, Jack Straw bëri thirrje për një periudhë reflektimi para takimit të Këshillit Evropian me 16 qershor.

“Me të vërtetë rezultati ngriti pyetje të thella për të gjithë ne dhe të ardhmen e Evropës, rreth sfidave ndaj nesh nga mbarë bota, rreth aftësive të Bashkimit Evropian që tu përgjigjet këtyre sfidave dhe kërkesave të popullit të tij. Britania do të luajë një pjesë të plotë në këto debate në muajin e ardhshëm. Rezultati në Francë kërkon një periudhë reflektimi nga të 25 vendet anëtare."

Zyrtarët britanikë kanë thënë në të kaluarën se nuk do të ketë kuptim zhvillimi i një referendumi për një dokument tashmë të hedhur poshtë nga një vend tjetër. Por Straw tha se nëse Bashkimit Evropian do të kishte patur ndonjë traktat kushtetues, kjo do të ishte miratuar në Britani me referendum.

XS
SM
MD
LG