Lidhje

Brukseli kundër subvensioneve amerikane në industrinë ajrore


Komisioneri i Bashkimit Evropian për Tregëtinë Peter Mandelson tha se Brukseli ka vendosur të rihapë në Organizatën Botërore të Tregëtisë çështjen e subvencioneve që merr firma amerikane Boing e prodhimit të avionëve.

Kjo masë merret në kundërpërgjigje të vendimit të Uashingtonit që i kërkoi Organizatës Botërore të Tregëtisë të ngrejë një komision të posaçëm për të zgjidhur mosmarrëveshjen mbi subvencionet.

Komisioneri evropian tha se është për të ardhur keq, që Shtetet e Bashkuara vendosën t’i drejtohen Organizatës Botërore. Vitin e kaluar Uashingtoni kërkoi ndërhyrjen e Organizatës Botërore të Tregëtisë, duke akuzuar qeveritë evropiane se po subvencionin avionin e ri Airbus 380.

Bashkimi Evropian u kundërpërgjigj duke thënë se Boingu amerikan po ashtu kishte marrë pa të drjetë subvencione për avionin e ri Dreamliner. Të dyja palët më pas i tëhoqën ankesat dhe vendosën ta zgjidhnin mosmarrëveshjen me negociata, por bisedimet u bllokuan.

XS
SM
MD
LG