Lidhje

Sirena e Perusë - difekti i foshnjes së lindur me këmbë të ngjitura


Mjekët arritën të ndajnë dje me sukses këmbët e ngjitura të një foshnjeje të njohur si Sirena e Perusë.

Vajza e vogël kishte një difekt të lindur që ndodh një herë në çdo 70 mijë lindje. Një grup prej 11 mjekësh në Spitalin Solidarity të Limas morrën pjesë në operacion, përfshi kirurgë të operacioneve plastike, pediatër dhe kardiologë.

Milagros Cerron, 13 muajshe kishte lindur me një difekt të rrallë të njohur si sireno-melia ose sindroma e sirenës me këmbët e bashkuara deri tek kyçet.

Procedura zgjati katër orë e gjysëm dhe i kaloi parashikimet e mjekëve që kishin planifikuar të ndanin këmbët e bebes fillimisht deri tek gjunjtë.

Mjekët megjithatë thanë se fëmija do ti nënshtrohet operacioneve të tjera për 15 vjetët e ardhëshme për të korriguar dhe riparuar organet e saj të tretjes, seksuale dhe organe të tjera të brendëshme.

XS
SM
MD
LG