Lidhje

Me pjesmarrëset e programit Hope Fellowship


Këtu në Uashington, një grup intelektualesh nga Kosova vazhon me intensitet programin Hope Fellowship mbi përgatitjen e udhëheqësve të ardhshëm, ndërsa ka mbetur më pak se një muaj nga dita e diplomimit të tyre. Pjesmarrëset po përpiqën të ecin në gjurmët e dhjetra grave e vajzave të diplomuara prej vitesh nga i njëjti program dhe që sot kryejnë detyra të rendësishme në institucione të ndryshme të Kosovës.

Hope Fellowship eshte një program në kuader të ndihmave të qeverisë amerikane për vendet e huaja, i cili synon përgatitjen e udhëheqësve të rinj në të gjitha fushat për çuar përpara zhvillimet në Kosovë.

Motoja e programit është “Udhëheqës, Nxënës-Krijues”, dhe çdo pjesmarrës ose pjesmarrëse, ka marrë përsipër një projekt për t’a vënë në zbatim.

Dana MacDonald është instruktore e programit. Ajo u shpjegon studenteve të saj mënyrat e managimit të projektit. Sot ato njihen me anën teorike të çështjes.

“Në i dërgojmë atë në institucione e organizata të ndryshme sipas profesionit apo specializimit që ato kanë” , thotë Dana MacDonald. “Ato kanë ardhur këtu me nga një projekt dhe nëpërmjet punës praktike pranë institucioneve dhe agjencive të ndryshme mësojnë mënyrat e manaxhimit, të hartimit të buxhetit dhe se si ta bëjne të zbatueshem me sa më efektivitet projektin e tyre duke iu përshatur kushteve vendore”

Nexharije Bucinca është arkitekte dhe manaxhere pranë ndërmarrjes për ndërtimin e banesave në Prishtinë, ku ndërtimet pa leje dhe respektimi i rregullave të zhvillimit urbanistik përbëjnë shqetësim të vazhdueshëm. Prandaj edhe një nga objektivat e saj në kuadër të programit Hope Fellowship është për të mësuar se si te krijojë një agjenci që do të ndihmonte me ekspertizë e këshilla palët e interesuara për marrjen e lejeve të ndertimit në bazë të rregullave të planifikimit

Sami Rexhepi është mjek dhe zyrta i lartë në ministrinë e Shëndetësisë Së Kosovës. Gjate këtij kursi, ai përpiqet të mësojë se si jane organizuar dhe si veprojnë qëndrat e kujdesit për të sëmurët psiqikë në Shtetet e Bashkuara.

Susana Goranci drejton seksionin e planifikimit komunal prane ministries se Mjedisit. Ajo thotë se Kosova ka nevojë për një politikë afatgjate për zhvillimin dhe rregullimin e territorit gjë që mund të arrihet vetëm nëpërmjet një bashkëpunimi midis pushtetit qendror dhe atyre të komunave.

Veçoria e këtij grupi kursantesh, i 8 me radhë qe specializohet në Shtetet e Bashkuara, është se në radhët e tij ketë herë përfshihen edhe dy burra dhe se të gjithë pjesmarrësit janë përzgjedhur ose rekomanduar nga pjesmarreset e diplomuara në kurset e me parëshme të këtij programi

rogrami Hope Fellowship ka disa vite që vazhdon të kryehet me sukses. Programi u krijua dhe administrohet nga Këshilli Kombëtar Shqiptaro Amerikan, me ndihmën financiare të Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar, USAID. Nga ky program janë diplomuar mbi 100 gra e vajza veprimtare dhe intelektuale, shumë të cilave sot kryejnë detyra e kane poste drejtuese në ministri e institucione të ndryshme të Kosovës.

XS
SM
MD
LG