Lidhje

Irak: Vriten 13 rekrutë policie dhe plagosen rreth 100 të tjerë


Policia irakiane njoftoi se nga një shpërthim vetëvrasës në qytetin verior të Arbilit u vranë të paktën 13 rekrutë policie dhe u plagosën rreth 100 të tjerë. Zyrtarët thanë se autori i sulmit, i veshur si polic, hyri me shpejtësi të madhe në një zonë ku rreth 200 rekrutë të rinj ishin grumbulluar për tu stërvitur sot në mëngjes.

Dhuna e kryengritësve në gjithë vendin la sot të paktën 17 të vrarë të tjerë, përfshirë 5 policë irakianë në Bagdat dhe një ushtar amerikan në Irakun verior. Po ashtu në Irakun verior, një shef rajonal i sigurimit u vra bashkë me 3 persona të tjera nga shpërthimi i një makine bombë.

Ndërkohë, grupi ekstremist Ansar al-Sunna pretendon nëpërmjet një njoftimi në Internet se kishte vrarë një kontraktor të huaj si dhe 6 irakianë. Ky pretendim nuk është vërtetuar nga burime të pavarura.

XS
SM
MD
LG