Lidhje

Sekretarja Rajs bën thirje për bashkëpunim ndërmjet izraelitëve dhe palestinezëve


Sekretarja amerikane e Shtetit Condoleezza Rice u bëri thirrje zyrtarëve izraelitë dhe atyre palestinezë që të punojnë së bashku në mënyrë që tërheqja e planifikuar e Izraelit nga Rripi i Gazës të zhvillohet në mënyrë të rregullt.

Në një intervistë me rrjetin televizionin ABC, sekretarja Rice tha se te dyja plalet duhet te sigurohen që të mos ketë të papritura kur kolonët hebrenj të largohen nga Gaza në muajin gusht. Ajo tha se udhëheqësit palestinezë e kanë për detyrë që të marrin sa më shumë masa sigurimi në mënyrë që tërheqja të bëhet në rregull dhe në paqe.

Zonja Rajs shtoi se deri tani duket se të dyja palët po i bashkërendojnë planet e tyre. Sekretarja e Shtetit i bëri këto komente në Jeruzalem, pasi u takua me kryeministrin izraelit Ariel Sharon. Pas takimit ata dhane nje konference shtypi, ku thane se terheqja e izraeliteve nga Rripi i Gazes do ta coje perpara procesin e paqes ne Lindjen e Mesme.

Pas Jeruzalemit zonja Rice do te shkojë në Jordani, në Egjipt dhe në Arabinë Saudite, për bisedime mbi procesin e paqes, gjendjen e demokracisë në rajon dhe luftën kundër terrorizmit.

Ndërkaq, zyrtarë izraelitë të sigurisë thonë se një palestinez i armatosur dhe një ushtar izraelit u vranë nga të shtënat e armëve në pjesën jugore të Rripit të Gazës. Autoritetet thanë se dhuna e sotme filloi kur një grup ekstremistësh hapi zjarr kundër një grupi ushtarësh dhe civilët, që mereshin me ndërtime afër kufirit me Egjiptin.

Grupi ekstremist Xhihadi Islamik tha se sulmi ishte një operacion i përbashkët i ekstremistëve të tij dhe atyre të Lëvizje Fatah të udhëheqësit palestinez Mahmud Abbas. Me anë të një deklarate, sulmi i së dielës u përshkrua si përgjigje ndaj sulmeve izraelite të kohëve të fundit në Bregun Perëndimor.

XS
SM
MD
LG