Lidhje

Itali: Jepet urdhër për arrestin e 13 të huajve të akuzuar për rrëmbimin e një të dyshuari për terrorizëm


Një gjykatës italian dha urdhër për arrestimin e 13 të huajve që akuzohen se kanë rrëmbyer një egjiptian të dyshuar për terrorizëm në Milano në vitin 2003 dhe se e kanë çuar me avion në Egjipt ku njoftohet se autoritetet e kanë torturuar.

Sipas njoftimeve italiane të mediave, 13 personat që kanë të gjithë lidhje me CIA-n e kapën Imamin Hassan Mustafa Osama Naseri, që njihet edhe si Abu Omar, në një rrugë të Milanos në kuadrin e një operacioni amerikan anti-terrorizmit.

Ata thonë se më pas të 13 ata e çuan Imamin në një bazë amerikane në Aviano në Italinë verilindore dhe e dërguan që atje me avion në Egjipt. Nuk është e qartë se nga cilat vende ishin 13 të huajt. Megjithatë gazeta italiane Corriere della Sera e identifikoi një nga të dyshuarit si diplomat në konsullatën amerikane në Milano. Ambasada amerikane në Romë nuk ka pranuar të bëjë komente për këtë çështje.

XS
SM
MD
LG