Lidhje

15 vjet burg për personat që tentuan të vrisnin Vuk Drashkoviçin


Një gjykatë e Beogradit dënoi ish udhëheqësin e një njësie elitë paraushtarake sërbe si dhe ish shefin e sigurimit të republikës deri me 15 vjet burgim për rolin e tyre në përpjekje për të vrarë një udhëheqës të opozitës.

Gjykata dënoi ish udhëheqësin paraushtarak Milorad Lukoviç dhe të paktën 3 bashkëpunëtorë të tij me 15 vjet burgim për rolin e tyre në vitin 1999 për të vrarë Vuk Drashkoviçin, i cili aktualisht është ministër i jashtëm i Sërbisë e Malit të Zi. Lukoviç, i cili më vonë ndryshoi emrin në Milorad Ulemek, udhëhiqte njësinë paraushtarake Beretat e Kuqe, e krijuar nga presidenti i atëhershëm jugosllav, Sllobodan Millosheviç.

Gjykata dënoi edhe ish shefin e sigurimit të Sërbisë, Rade Markoviç, me 10 vjet burg. Në tetor të vitit 1999, një kamjon u përplas me vargun e makinave që shoqëronin zotin Drashkoviç në një autostradë, duke e plagosur ministrin, që në atë kohë ishte udhëheqës i opozitës, dhe duke vrarë 4 bashkëpunëtorë të tij.

XS
SM
MD
LG