Lidhje

Maqedoni: Fillon funksionimi i planit të ri të decentralizimit


Në Maqedoni filloi sot funksionimi praktik i planit të ri të decentralizimit, në bazë të të cilit autoritetet shtetërore duhet të përmbushin detyrimet për transferimin e kompetencave nga pushteti qendror në ate vendor.

Pushteti vendor do të ketë kompetenca për zhvillimin e arsimit, kulturës, shëndetësisë, sportit, rregullimit urban, funksionimin e policisë lokale dhe çështje tjera.

Sipas planit qeveritar për zbatimin e decentralizimit, rreth 489 institucione dhe rreth 30 mijë administratorë shtetëror transferohen nga pushtetit qendror në ate vendor.

Qeveria bëri të ditur se deri në fund të vitit pritet të transferohen një numër i madh i kompetencave dhe se për këtë ka siguruar mbi 200 milion euro.

Kryeministri Vllado Buçkovski se bashku me disa ministra vizitoi sot disa komuna për të ndjekur nga afër fillimin e zbatimit praktik të planit të decentralizimit.

Zoti Buçkovski kërkoi që komunat të zbatojnë në kohë të caktuar planin aksional për transferimin e kompetencave.

Sipas ministrit të pushtetit lokal, Rizvan Sulejmani, rreth 8 ministri do të marrin pjesë në transferimin e kompetencave, stafit administrativ, pasurisë dhe kapitalit shtetëror.

Plani i decentralizimit, i jep pushtet më të gjërë komunitetit shqiptar në rreth 25 komuna në veriperendim të Maqedonisë.

Parlamenti maqedonas miratoi gjatë vitit të kaluar projekt-ligjin për decentralizimin, që është një nga detyrimet kryesore të Marrëveshjes së Ohrit.

XS
SM
MD
LG