Lidhje

Afganistan: Ushtria amerikane kërkon ndjesë për viktima në njerëz


Ushtria amerikane pohoi se një numër i panjohur civilësh u vranë të premten e kaluar nga sulmet ajrore amerikane në provincën Kunar të Afganistanit dhe kërkon ndjesë për humbjen e jetëve të pafajshme.

Pranimi i gabimit nga ushtria amerikane bëhet pasi guvernatori i provincës u tha gazetarëve se 17 civilë u vranë gjatë sulmit të ndërmarrë në kërkim të trupave të humbur amerikanë.

Guvernatori tha gjithashtu se një anëtar tjetër i skuadrës Navy SEAL që figuronte i humbur që nga e marta u gjend në malet e Kunarit. Nuk ka konfirmime nga ushtria amerikane për këtë njoftim.

Të djelën zyrtarët njoftuan gjetjen e një nga katër anëtarët e repartit special të operacionit. Një helikopter amerikan që u dërgua për të ndihmuar ekipin të martën u qëllua dhe u rrëzua nga të dyshuar talebanë duke vrarë të 16 personat në bord.

XS
SM
MD
LG