Presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova, ka dënuar sulmet e sotme në Londër dhe ka ngushëlluar kryeministrin britanik Tony Blair për viktimat.
Në telegram thuhet se aktet barbare që u kryen sot në Londër janë kundër jetës së njerëzve, kombeve të lira dhe vlerave njerëzore e civilizuese.
Duke i dënuar fuqishëm këto akte, presidenti Rugova i shpreh kryeministrit Blair solidaritetin e Kosovës më Britaninë e Madhe.
“Qeveria dhe populli i Kosovës ndjejnë dhembje për viktimat e sulmeve të sotme në kryeqytetin e Britanisë së Madhe, një prej vendeve më liridashëse të botës”, thuhet në një telegram të kryeministrit të Kosovës.
Bajram Kosumi drejtuar kryeministrit britanik Tony Blair.
Sipas kryeministrit Kosumi, Kosova është e rreshtuar përkrah aleatëve të luftës kundër terrorizmit botëror dhe do të bëjë gjithçka që ka mundësi për ta fituar këtë luftë. Sulmet e sotme në Londër janë dënuar edhe nga përfaqësuesit tjerë politikë dhe të institucioneve të Kosovës.