Lidhje

Shtetet e Bashkuara dënojnë vrasjen e ambasadorit egjiptian në Irak


Shtëpia e Bardhë dënoi vrasjen e ambasadorit egjiptian në Irak dhe u zotua se do të nxjerrë para drejtësisë personat përgjegjës.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Scott McClellan, thotë se vrasja e Ihab al Sherifit ishte pjesë e një strategjie djallëzore të terroristëve, të cilët ai tha se po luftojnë kundër të gjithë burrave dhe grave që duan paqen.

Edhe këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara e dënoi vrasjen si dhe sulmet e kësaj jave kundër diplomatëve të Bahreinit dhe Pakistanit në Irak.

Ndërkaq, Egjipti thotë se do të pakësojë numrin e anëtarëve të misionit të tij në Bagdad në përpjekje për të mbrojtur personelin.

Ministria e Jashtme e Irakut po u kërkon vendeve fqinje të mos i përfillin kërcënimet e terroristëve dhe të hapin misionet e tyre diplomatike në Bagdad.

XS
SM
MD
LG