Lidhje

60 vjetori i provës së parë me bombë bërthamore


16 korriku shënon 60 vjetorin e provës së parë të bombës bërthamore. Kjo provë u bë në një vend të fshehtë në një shkretëtirë të shtetit jugperendimor të New Meksikos. Trinity, siç njihet ky vend sot është pjesë e një poligoni qeveritar provash për raketat. Zakonisht, për publikun është i hapur vetëm një ditë në prill dhe një ditë në tetor. Por këtë vit turistët mund ta vizitojnë këtë vend historik në 60 vjetorin e tij.

...Drita ishte verbuese. Shpërthimi gjigant dhe tronditës. Jay Weschler ishte dëshmitar i kësaj ngjarjeje. Ai mati forcën e shpërthimit për një program sekret të qeverisë të quajtur Projekti Manhatan ku një grup shkencëtarësh krijuan bombën. Ai ishte 15 kilometra larg nga Trinity kur shpërtheu bomba bërthamore. “Ishte si një shpërthim i zakonshëm por fuqinë e tij mund ta kuptoje më pas duke parë se shtëllunga e zjarrit ngjitej lart e më lart. Shkëlqimi zgjati mjaft dhe ishte shumë i shëndritshëm. Një shpërthimi të tillë nuk e kisha parë ndonjëherë më parë”.

Tani në moshën 81 vjeçare, Peggy Shephard, pra 60 vjet më parë ngjyrat e ylberit nga shpërthimi prej shtëpisë së saj, e cila ishte rreth 300 kilometra nga vendi i shpërthimit. “Pashë se ai mëngjes ishte më i ndritëshëm, shumë më i ndritshëm se tani, për disa sekonda. Pastaj pashë atë re të madhe me gjithë ato ngjyra. Ishte shumë e bukur”.

Prova e parë e bombës bërthamore dhe përdorimi i saj i parë ndodhën gjatë Luftës së Dytë Botërore. Shtetet e Bashkuara po punonin me shpejtësi për të prodhuar një mjet bërthamor para Gjermanisë Naziste, që nuk arriti asnjë herë ta perfeksiononte procesin.

Në vitin 1945 bëthama me pluton e bombës së parë bërthamore u montua në këtë fermë dhe pastaj u dërgua në vendin me emrin e koduar Trinity. Bomba u vendos mbi një kullë çeliku të lartë 30 metra dhe u aktivizua rreth orës 5:30 të mëngjesit. Nga shpërthimi u formua një krater gjigand i gjerë rreth 700 metra. Nxehtësia e madhe shkriu kullën e çeliktë pothuajse të tërën si dhe rëra përreth u shndërrua në një substancë të fortë radioaktive e cila u emërua Trinitit. Më vonë i tërë krateri dhe trinititi në të u mbuluan me rërë.

Por vizitorët edhe sot mund të gjejnë copa të vogla trinititi përreth këtij vendi. Kjo substancë dikur ishte shumë radioaktive. Por siç tregojnë këta nxënës, pas 60 vjetësh radioaktiviteti i trinititit është aq i ulët sa që nuk është më i rrezikshëm. Sot nuk gjen shumë gjurmë në Trinity, me përjashtim të një pjese të shurtër të kullës dhe një koreje që mbulon një seksion të vogël të kraterit, që përmban copëra trinititi. Një permendore është ngritur afër vendit ku shpërtheu bomba.

Rreth një muaj pas provës, ushtria amerikane përdori bomba bërthamore në dy qytete japoneze, Hiroshima dhe Nagasaki, duke shkaktuar shkatërrime në masë. Menjëherë pas hedhjes së këtyre bombave, qeveria japoneze u dorëzua dhe Lufta e Dytë Botërore morri fund. Jerry DuBois ishte pilot ushtarak amerikan gjatë Luftës së Dytë Botërore. “Ne e dinim se nëse do të vazhdonim bombardimin në Japoni do të shkaktonim shkatërrime gjithnjë e më të mëdha. Natyrisht se të dy bombat shkaktuan shumë vdekje në Hiroshima dhe Nagasaki, por nëse nuk do të ishin këto dy bomba do të kishim një masakër në çdo lloj përpjekje zbarkimi në Japoni”.

Jay Weschler thotë se shkencëtarët që krijuan bombën bërthamore nuk ishin plotësisht të sigurt se çfarë ishin duke bërë. Por pavarësisht në se në çfarë drejtimi, bota ndryshoi nga shpërthimi i bombës së parë atomike dhe hyri në epokën bërthamore.

XS
SM
MD
LG