Lidhje

PD-ja e Kosovës kundërshton shkartimin e rektorit Arsim Bajrami


Partia Demokratike e Kosovës, kundërshtoi sot vendimin e qeverisë për shkarkimin e rektorit të universitetit të Prishtinës, Arsim Bajrami, ish-nënkryetar i kësaj partie, duke e cilësuar atë si një vendim të motivuar politik. PDSH tha se do ta ngrejë këtë çështje në Forumin Politik të Kosovës.

Ndërkohë, kundër vendimit të qeverisë protestuan sot edhe studentët e universitetit të Prishtinës . Përfaqësuesit e studentëve u takuan me kryeministrin Bajram Kosumi, por pa arritur ndonjë rezultat. Administrata ndërkombëtare në Kosovë e ka mbështetur këtë vendim të qeverisë, duke thënë se ai është hap shumë i rëndësishëm për rivendosjen e ligjit në universitet.

XS
SM
MD
LG