Lidhje

Britani: Policia arreston 7 persona në lidhje me sulmet e dështuara


Policia britanike thotë se ka arrestuar 7 persona sot në lidhje me sulmet e dështuara me bomba në transportin publik të Londrës më 21 korrik.

Të dyshuarit u morën nën arrest gjatë një kontrolli në dy ndërtesa të zonës së Sussexit të Anglisë Jugore. Policia nuk dha informacion për rolin e tyre në sulmet e dështuara.

Katër të dyshuarit si autorë të shpërthimeve të dështuara janë arrestuar, tre në Londër dhe një në Itali. Hetuesit po i përqëndrojnë tani përpjekjet tej rrjeti që mund t’i ketë ndihmuar ata.

Ndërkohë policia italiane thotë se ka arrestuar vëllain tjetër të të dyshuarit Osman Hussain, nën akuza që kanë lidhje me dokumenta. Zoti Hussein u arrestua të premten në Romëd dhe pritet t’i kundërshtojë përpjekjet e Britanisë për ekstradimin e tij.

Një vëlla tjetër i Osman Hussainit u arrestua gjithashtu në Romë të premten, pasi mendohet se ka strehuar të dyshuarin për shpërthimet dhe se kishte dokumenta të rreme.

XS
SM
MD
LG