Lidhje

Qeveria e Kosovës intensifikon përpjekjet për decentralizim


Qeveria e Kosovës është e gatshme të organizojë sa më parë punën e komunave të reja në kuadër të procesit të decentralizimit të pushtetit. E kritikuar nga diplomatë ndërkombëtarë për ngadalësim të këtij procesi, qeveria tha se ka intensifikuar punën për zbatimin e tij, por fajësoi Beogradin se po pengon përfshirjen e serbëve të Kosovës në këtë proces. Pas mbledhjes së sotme të kabinetit qeveritar u tha se kryeministri Bajram Kosumi është i gatshëm të takohet me kryeministrin serb Vojislav Koshtunica, por nuk do të lejojë përzjerjen e këtij të fundit në çështjet e Kosovës.

Misioni i Kombeve të Bashkuara do të fillojë sonte në mesnatë zbatimin e Marrëveshjes për Tregti të Lirë ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë, pavarësisht se Parlamenti i Shkupit ende nuk e ka ratifikuar atë. Zyrtarë të UNMIK-ut thanë se kjo marrëveshje përveç që do të ndihmojë rimëkëmbjen ekonomike, do të ndihmojë edhe daljen e Kosovës nga izolimi dhe përfshirjen e saj në nismat për integrime rajonale.

XS
SM
MD
LG