Lidhje

Përfundon me sukses riparimi i anijes Diskavëri


Një astronaut amerikan nga anija e hapësirës Diskavëri përfundoi me sukses një mision të rrezikshëm riparimi jashtë anijes.

Astronauti amerikan Stiv Robinson hoqi sot dy segmente të zhvendosura të materialit izolues të anijes. Ai e kreu këtë riparim nga krahu robotik i Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor. Është hera e parë që një astronaut punon në anën e poshtme të një mjeti hapësinor në orbitë.

Ecja në hapësirë u bë e nevojshme pasi zyrtarët e Nasës thanë se ishin të shqetësuar se gazet e nxehta mund të depërtonin ndërmjet boshllekut të krijuar nga zhvendosja e materialit izolues gjatë futjes së anijes në atmosferën e Tokës.

Gazet e nxehta u futën në një të çarë në sipërfaqen e anijes së hapësirës Kolumbia në vitin 2003, duke shkaktuar djegien e saj gjatë kthimit në Tokë. Nga aksidenti gjetën vdekjen të shtatë astronautët në bord.

XS
SM
MD
LG