Lidhje

Nasa: Nuk është e nevojshme një dalje e dytë në hapësirë


Agjencia amerikane e hapësirës Nasa tha se nuk është e nevojshme një dalje e dytë në hapësirë për të riparuar anijen Discovery dhe se anija mund të kthehet e sigurtë në tokë.

Inxhinierët e Nasës thanë sot se pjesa izoluese në afërsi të kabinës së komandës së anijes, nuk paraqet rrezik për anijen kur ajo të rihyjë në kontakt me atmosferën e tokës.

Nasa ishte e shqetçësuar se pjesë të kësaj shtrese izoluese mund të shkëputeshin gjatë fazës delikate të rihyrjes në atmosferën e tokës.

Dje astronauti Steve Robinson përfundoi me sukses një dalje në hapësirë për të hequr dy copat mbushëse midis pllakave izoluese që kishin dalë nga vendi. Problememt me anijen kishin ngritur shqetësimin se kthimi i saj në tokë mund të paraqiste rrezik.

Anija Discovery është e para që shkon në hapësirë që pas shkatërrimit të anijes Kolumbia në vitin e 2003 gjatë rikthimit në tokë. 7 astronautët në bordin e saj humbën jetën.

XS
SM
MD
LG