Lidhje

Një oficer rus thotë se ekipet e shpëtimit janë pak orë larg nëndetëses së bllokuar


Një oficer rus i marinës thotë se ekipet e shpëtimit janë vetëm pak orë larg 7 marinarëve të bllokuar në një nëndetëse të vogël në fundin e Oqeanit Paqësor, të cilëve po u pakësohen rezervat e ajrit.

Megjithatë, nënadmirali Vladimir Pepelyayev tha se sasia e ajrit në nëndetëse është e mjaftueshme deri nesër.

Anije amerikane dhe britanike të shpëtimit të nënujshëm po përpiqen të arrijnë në vendin ku është bllokuar nëndetësja, në afërsi të gadishullit të Kamçatkës, në Lindjen e Largme ruse.

Nëndetësja ka ngecur në një thellësi prej rreth 200 metrash sepse helika e saj është ngatërruar në një antenë të një sistemi ushtarak vëzhgimi.

Incidenti ndodh 5 vjet pas zhytjes së nëndetëses ruse Kursk në Detin Barenc pas një shpërthimi, i cili shkaktoi vdekjen e të 110 marinarëve në bord.

XS
SM
MD
LG