Lidhje

Rusi: Ekuipazhi i nëndetëses së fundosur kthehet shëndoshë e mirë në port


Shtatë anëtarët e ekuipazhit të një nëndetëse ruse që ishte bllokuar për më shumë se tri ditë në fund të oqeanit, po i nënshtrohen analizave mjeksore, ndërkohë që zyrtarët thanë se me sa duket ata janë në gjendje të kënaqshme shëndetsore. Kapiteni i nëndetses përshëndeti kur doli nga anija dhe tha se ishte fare mirë. Një nëndetëse e telekomanduar britanike preu antenat ushtarake nënujore, duke bërë që nëndetsja ruse të dilte në sipërfaqe.

Nëndetsja ndeshi në një antenë dhe u bllokua në një rrjetë peshkimi të enjten e kaluar, 75 kilometra larg bregdetit të gadishullit Kamçakta. Ekuipazhi kishte oksigjen edhe për gjysëm dite.

Autoritetet ruse falenderuan Britaninë, Shtetet e Bashkuara dhe Japoninë që iu përgjigjën thirrjes për ndihmë për të shpëtuar ekuipazhin. Rusia kërkoi ndihmë ndërkombëtare kur nuk arriti ta nxirrte vetë nëndetësen. Ministria e jashtme ruse shprehu falenderimet e thella të Moskës, veçanërisht për ata që morën pjesë drejtëpërdrejtë në operacionin e shpëtimit.

Presidenti Vladimir Putin ka dhënë urdhër për hetimin e shkakut të incidentit. Zoti Putin u kritikua shumë pas humbjes së nëndetses Kursk dhe ekuipazhit të saj para 5 vjetësh që nuk ndërpreu pushimet dhe nuk kërkoi ndihmën e komunitetit ndërkombëtar.

XS
SM
MD
LG