Lidhje

Avionët e NATO-s do të ndihmojnë për masat e sigurisë gjatë vizitës së Papës në Gjermani


Natoja do të dislokojë avionë vëzhgimi për të ndihmuar në masat e sigurisë gjatë vizitës që do të bëjë Papa Benedict në Gjermani me rastin e Ditës Botërore të Rinisë Katolike që do të mbahet në Këln javën e ardhshme.

Zyrtarët e Aleancës në Bruksel thonë se avionë të sistemit të paralajmërimit që zakonisht njohen me emrin AWACS, do të nisen nga baza e tyre në Gelzen – Kirhen e Gjermanisë për të patrulluar mbi Këln. Ata thonë se operacioni do të vihet në jetë me kërkesë të qeverisë gjermane.

Aleanca ka përdorur avionë vëzhgimi edhe në të kaluarën kur në Evropë ka patur ngajrje të rëndësishme, siç ishte për shembull funerali i Papës Gjon Pali i Dytë dhe Lojrat Olimpike vitin e kaluar. Papa Benedikt do të arrijë në Këln më 18 gusht dhe ky do të jetë udhëtimi i tij i parë jashtë vendit që nga ardhja në krye të Kishës Katolike.

XS
SM
MD
LG