Lidhje

Azia përkujton 60 vjetorin e kapitullimit të Japonisë


Vendet aziatike kanë filluar sot të përkujtojnë kapitullimin e Japonisë 60 vjet më parë, që çoi në përfundimin e Luftës së Dytë Botërore. Më 14 gusht të vitit 1945, Japonia njoftoi vendet aleate se do të dorëzohej. Të nesërmen, më 15 gusht, perandori Hirohito e bëri të njohur zyrtarisht kapitullimin e Japonisë në radion kombëtare.

Kina po e kujton Ditën e Kapitullimit në mënyrë triumfatore, duke thënë se Partia Komuniste e Kinës dha në atë kohë ndihmesën e saj për mundjen e Japonisë.

Shtypi kinez njofton se nesër do të hapet një memorial i ri i luftës, një variant i zgjeruar i atij të mëparshmit. Në Gadishullin korean, nesër do të zhvillohen ceremoni të përbashkëta mes Veriut dhe Jugut në Seul, ku të dyja vendet do të përkujtojnë fundin e sundimit japonez.

Në shtypin japonez sot janë bërë hamendje në se Kryeministri Junichiro Koizumi do të vizitojë monumentin e debatueshëm Jasukuni, i cili është ngritur për nder të disa kriminelëve të luftës të Perandorisë.

XS
SM
MD
LG