Lidhje

Kryeguzhinierja e re e Shtepisë së Bardhë


Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara ka emëruar një kryekuzhinere të re në Shtëpinë e Bardhë. Ajo është Cristeta Comerford, me origjinë nga Filipinet, por që mban shtetësinë amerikane.

Zonja Comerford është gruaja e parë kryekuzhiniere në rezidencën e një presidenti amerikan. Ajo është 42 vjeçe dhe ka qenë ndihmës-kuzhiniere e Shtëpisë së Bardhë gjatë 10 vjetëve të fundit.

Zonja Bush e përshëndeti ngrohtësisht kryekuzhinieren e re, e cila ka ndjekur shkollën e kuzhinës klasike franceze dhe është specializuar gjithashtu për gatimet e kuzhinës etnike dhe asaj amerikane.

Zonja e Parë tha se pasioni i zonjës Cemerford për gatim mund të shijohet sa herë që provon çdonjërin prej gatimeve të saj shumë të shijshme.

Ish-kryekuzhinieri i Shtëpisë së Bardhë Walter Scheib u largua nga detyra e tij rreth 6 muaj më parë, pasi shërbeu atje për rreth 12 vjet. Ai u tha gazetarëve se zonja Comerford është pa dyshim kandidatja më e mirë që mund të zgjidhnin për të planifikuar dhe përgatitur menutë e darkave qeveritare, si dhe ceremonitë e shumta që zhvillohen në Shtëpinë e Bardhë.

XS
SM
MD
LG