Lidhje

Shpërthim i fuqishëm në Nish të Serbisë


Një shpërthim i fuqishëm tronditi qytetin e Nishit në Serbinë jugore, duke shkaktuar dëme të shumta materiale, por jo lëndime në njerëz.

Zyrtarët e policisë thanë se paisja shpërthyese e vendosur nën një makinë në një parkim shkatërroi makinën dhe dëmtoi disa automjete të tjera aty pranë. Edhe xhamat e ndërtesave aty pranë u thyen.

Zyrtarët thonë se makina ishte e një vendasi që jeton në Suedi, por ishte kthyer në Serbi për pushime.

Zyrtarët e policisë besojnë se armiqësitë personale ose lidhjet me krimin e organizuar ishin shkak për sulmin.

XS
SM
MD
LG