Lidhje

Papa Benedikti takohet me udhëheqës të besimit mysliman në Gjermani


Papa Benedikti u bëri thirrje udhëheqësve myslimanë të Gjermanisë të punojnë aktivisht kundër urrejtjes dhe intolerancës, të cilat, tha ai, janë rrënja e dhunës terroriste që synon të helmojë marrëdhëniet midis të krishterëve dhe myslimanëve.

Duke folur para udhëheqësve islamikë në një takim në Këln, Papa theksoi rëndësinë e lirisë fetare dhe të dialogut midis të krishterëve dhe myslimanëve. Papa u bëri thirrje gjithashtu udhëheqësve myslimanë që të kundërshtojnë çdo manifestim dhune dhe të punojnë për të afirmuar vlerat e respektit reciprok, të solidaritetit dhe paqes.

Po sot, Papa u takua me Kancelarin gjerman Gerhard Shrëder dhe me udhëheqësen e opozitës Angela Merkel për bisedime private.

Ndërkohë, qindra mijra të rinj katolikë, që marrin pjesë në Ditën Botërore të Rinisë, janë mbledhur në një fushë pranë qytetit. Ata do të shoqërojnë sonte Papën për një lutje dhe ndezje qirinjsh si dhe nesër për një meshë në qiell të hapur.

XS
SM
MD
LG