Lidhje

Ministri i Jashtëm kinez viziton Unionin Serbi-Mali i Zi


Ministri i Jashtëm i Kinës ndodhet që të premten për një vizitë në Republikën e Serbisë e Malit të Zi, për bisedime mbi çështje ekonomike me zyrtarë të lartë malazezë.

Ministri i Jashtëm kinez, Li Zhiaoxing, do të takohet me kryeministrin e Serbisë e Malit të Zi, Svetozar Marovic dhe me presidentin malazez, Filip Vujanoviç.

Të shtunën zoti Li u takua në Beograd me Ministrin e Jashtëm serb, Vuk Drashkoviç, me të cilin diskutoi për çështje ekonomike dhe mbi përmirësimin e marrëdhënieve dypalëshe. Sipas njoftimeve, ata ranë dakord që ekspertë nga të dyja vendet të takohen në Pekin në muajin tetor për të diskutuar lidhur me borxhin prej 570 milionë dollarësh që Serbia e Mali i Zi i ka Kinës.

Presidenti serb, Boris Tadiç, tha se ai dhe zoti Li ranë dakord për të bashkëpunuar për pakësimin e deficitit të Beogradit ndaj Kinës në tregëtinë e jashtme. //az//

XS
SM
MD
LG