Lidhje

Irani propozon oferta të reja për zgjidhjen e krizës për programin e tij bërthamor


Irani njoftoi se ofrojë propozime të reja në krizën e krijuar me Perëndimin lidhur me programin e tij bërthamor.

Kryenegociatori iranian për çështjet bërthamore Ali Larijani e bëri këtë njoftim sot në Vienë, pas një takimi me kryetarin e Agjencisë Ndërkombëtare për energjinë Atomike, Mohamed El-Baradei. Zoti Larijani tha në një konferencë shtypi se presidentit iranian Mahmud Ahmadinejad do t’i duhet rreth një muaj që të paraqesë propozimet e reja. Ai tha se Teherani nuk ka përjashtuar mundësinë e bisedimeve të mëtejshme me Bashkimin Evropian, megjithëse ky i fundit i ka ndërprerë bisedimet në shenjë proteste ndaj rifillimit nga ana e Iranit të veprimtarive bërthamore.

Kryenegociatori iranian tha se Irani ka shumë fuqi në rajon prandaj nuk ka pse të shqetësohet rreth kërcënimeve të Amerikës e të Bashkimit Evropian për t’ia referuar çështjen iraniane të armëve bërthamore Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Veprimtaritë bërthamore të. Iranit do të jenë në rend të ditës së takimit të ardhshëm të bordit të guvernatorëve të Agjencisë Ndërkombëtare për energjinë Atomike, planifikuar për më 19 shtator.

XS
SM
MD
LG