Lidhje

Khodorkovski i jep fund grevës njëjavore të urisë në burg


Avokati i manjatit rus të naftës, Mihail Kodorkovski, tha se klienti i tij i dha fund një greve urije gati një javore.

Avokati Anton Drel tha se manjati i burgosur i naftës i dha fund grevës së urisë pasi autoritetet transferuar partnerin e tij të biznesit, Platon Lebedev, në një qeli të zakonshme, duke e hequr nga izolimi i plotë.

Autoritetet e vunë zotin Lebedev në izolim pasi e akuzuan për sulm kundër rojeve të burgut. Në maj të këtij viti, autoritetet i dënuan dy pronarët e kompanisë Yukos të naftës me 9 vjet burgim për mospagim taksash dhe për mashtrime financiare.

Përkrahësit e opozitës i cilësojnë dënimet e tyre si politikisht të motivuara për shkak të mbështetjes së politikanëve të opozitës nga ana e zotit Kodorkovski. Autoritetet e Kremlinit i mohojnë këto akuza.

XS
SM
MD
LG