Lidhje

SHBA: Gjendje e jashtëzakonshme në Luiziana dhe Misisipi


Presidenti Bush shpalli gjendjen e jashtëzakonëshme për shtetin jugor të Luizianës, i cili të goditet të hënën nga uragani Katrina.

Presidenti Bush u bëri thirrje njerzve që banojnë në zonat, të cilat pritet të goditen nga uragani Katrina, që të marin parasysh paralajmërimet zyrtare dhe të shkojnë në zona më të larta mbi nivelin e ujit. Në komentet që bëri të djelën në fermën e tij në Texas, ai tha se nuk mund të theksojë sa duhet rrezikun që uragani përbën për banorët e zonave të bregdetit jugor përgjatë Gjirit të Meksikës.

Shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme autorizon zyrtarët federalë të bashkërendojnë të gjitha përpjekjet për përballimin e stuhisë dhe t’u japin ndihmën e duhur disa komuniteteve të Luizianës.

Pak orë më herët, shtetet Luiziana dhe Misisipi e kishin shpallur vetë gjendjen e jashtëzakonshme në përgatitje për të përballuar stuhinë dhe filluan evakuimin e zonave të ulëta.

Shërbimi Metereologjik Kombëtar njoftoi se uragani Katrina është i rallë dhe me pasoja të mundshme katastrofike. Ai po lëviz me shpejtësinë e errërave prej 250 kilometrash në orë. Zoti Bush shpalli gjendjen e jashtëzakonëshme për dy shtete jugore, Luizianën dhe Misisipin. Kryetari i Bashkisë së qytetit New Orleans në Luiziana dha urdhër për evakuimin e banorëve. Pjesa më e madhe e këtij qytet me 485 mijë banorë ndodhet nën nivelin e ujit. Katrina ndodhet aktualisht në Gjirin e Meksikës dhe po lëviz drejt veriut.

Ndërkohë janë evakuar edhe punëtorët në platformat e shpimit në Gjirin e Meksikës, ndërkohë që stuhia e 11-të e sezonit të uraganëve të Atlantikut këtë vit po kalon mbi ujrat e ngrohta të Gjirit.

Uragani goditi të enjten pjesën juglindore të Floridës duke shkaktuar vdekjen e të paktën 7 vetëve.

XS
SM
MD
LG