Lidhje

Irak: vdesin 700 pelegrinë shiitë, të shtypur nga paniku


Ministria irakiane e Shëndetësisë thotë se rreth 700 pelegrinë shiitë gjetën sot vdekjen të shkelur nga turma kur po kalonin në një urë të Bagdadit pranë një tempulli shiit.

Zyrtarët thonë se turma u përfshi nga paniku kur u përhapën zërat se midis qindra mijra pelegrinëve kishte njerëz që mund të kryenin sulme vetvrasëse.

Sipas autoriteteve, qindra gra, fëmijë dhe të moshuar ose u shkelën ose u shtynë nga turma në lumin Tigër. Më tepër se 300 vetë njoftohet se janë plagosur dhe numri i të vdekurve mund të rritet.

Po sot, kryengritësit hodhën mortaja pranë tempullit, duke vrarë të paktën 7 vetë. Një organizatë ekstremiste pak e njohur mori përgjegjësinë për sulmin me anë të një deklarate në internet e cila nuk mund të konfirmohej.

Po në Irak, zyrtarët ushtarakë amerikanë njoftuan për vdekjen e dy ushtarëve amerikanë që nga dita e martë.

XS
SM
MD
LG